Nga nesër, zgjatet fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe

TIRANA BOSH frame 37 1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, njoftoi se në zonat e kuqe, nga dita e nesërme, do të zgjatet fasha orare e lëvizjes.

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Fieri kthehet në zonë e gjelbër; Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta; Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00; Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve; Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe; Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri.

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht. Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal

Kryeministri Edi Rama