Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha: Pabesi ndaj Teatrit dhe qytetarëve

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 08:29 | Politikë
Basha: Pabesi ndaj Teatrit dhe qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës.

“Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat e medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin. Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtazarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë. Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr. 6, edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Basha.

Sipas tij, “opozita do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike”.

“Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë