Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shembja e Teatrit, Edi Rama i kthen përgjigje Edmond Budinës

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 14:32 | Aktualitet
Shembja e Teatrit, Edi Rama i kthen përgjigje Edmond Budinës

Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje regjisorit Edmond Budina, i cili tha për mediat  se“ kriminelët dhe mafiozët tentuan të vrisnin njerëzit që ishin brenda teatrit”.

“I kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë mosbindje civile, të thyejnë karantinën dhe të bashkohemi në protesta të vazhdueshme derisa të shporren mafiozët. I kërkojmë Presidentit që të shpërndajë Parlamentin ilegjitim”, shprehej Budina.

Me anë të një postimi në Twitter, erdhi përgjigjja e kryeministrit Edi Rama për regjisorin.

“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare... Por ty nuk të takon të shash, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd... Unë s'jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç'kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën te teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës“, shkroi Rama në rrjetin social.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli