Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shembja e Teatrit/ Operacioni nën rrethim policor, forcë dhe piper drejt artistëve

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 13:14 | Aktualitet
Shembja e Teatrit/ Operacioni nën rrethim policor, forcë dhe piper

Pas 27 muajsh debati publik dhe qëndrese të dhjetëra artistëve e aktivistëve në mbrojtje të tij, mëngjesin e së dielës godina e Teatrit Kombëtar pushoi së ekzistuari.  

Ndërhyrja e parë në ballinën identifikuese të godinës u bë rreth orës 04:30. Më herët, policia rrethoi gjithë zonën me kordonë të përforcuar policore. Të mbështetur nga efektivë të forcave speciale, policia nxori me forcë nga godina artistët dhe mbështetësit që qëndronin brenda tij.

Për të shmangur rezistencën fizike, kundër qytetarëve u përdor spërkatës me piper. Disa prej artistëve u shoqëruan për në komisariate të kryeqytetit, mes të cilëve edhe aktori Neritan Liçaj, i cili ishte vendosur në pjesën e çatisë së teatrit, në përpjekje për të penguar shembjen e godinës.

Tre orë pas nisjes së prishjes, policia përforcoi perimetrin edhe me një gardh metalik, që nuk u lejua të kalohej as nga përfaqësuesit e medias.    

Orët në vijim u shoqëruan me konfrontime të herëpashershme të qytetarëve me policinë, ndërsa policë të maskuar shoqëronin personat që kalonin rrethimin, pa kursyer as gazetarët. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu