Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Strazimiri dhe Gjata: Shembja e teatrit, veprim talebanësh

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 14:42 | Politikë
Strazimiri dhe Gjata: Shembja e teatrit, veprim talebanësh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, dhe Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, rrëfyen për mikronin e A2 atë që përjetuan në orët e para të mëngjesit para nisjes së prishjes së Godinës së Teatrit Kombëtar.

Ata e konsideruan shembjen e teatrit një veprim prej talebanësh.

“Më bëri përshtypje që erdhën shumë forca policore, madje edhe forca RENEA me armatim të plotë sikur po shkatërronin një celulë terroriste. Ky është vërtet fundi. Po prishet për afera korruptive një nga shtatë sitet e trashëgimisë kulturore evropiane. Mendoj që është talebanizëm. Nuk është ky fundi, ky është fillimi”, deklaroi Strazimiri.

Ndërsa Gjata u shpreh: “Ka pasur dhunë të jashtëzakonshme, sa gra e sa burra u rrahën sot. Ka pasur 10 policë për një njeri. Ky është veprim talebanësh, këto kanë ndodhur edhe në Afganistan kundër monumenteve të kulturës. Regjimi i Bin Ladenit të qeverisë me Zarkauin e Bashkisë kanë kryer një veprim taleban kundër monumenteve të kulturës. Këta duhet të përgjigjen me burg, por që të shkohet deri aty qytetarët duhet të ngrihen dhe ta rrëzojnë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë