Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Tubimet janë të ndaluara”, Policia: 37 persona të shoqëruar

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 10:59 | Kronikë
“Tubimet janë të ndaluara”, Policia: 37 persona të

Policia e Shtetit njoftoi se ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat 37 persona, duke kujtuar se “tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19”.

“Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t'i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij. Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit. Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë”, lexohet në njoftim.

“Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politikë, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19. Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojmë fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës. Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit”, shtoi policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani