Arrestohet futbollisti i Chelsea-t, ftoi modelen në shtëpi pasi rezultoi pozitiv me Covid-19

Hodoi Chelseaa 1100x620

Callum Hudson-Odoi, futbollisti 19-vjeçar i Chelsea, u arrestua nga policia britanike këtë diel, ndërsa theu rregullat e karantinës.

Sulmuesi anglez, i cili prej ditësh rezulton pozitiv me koronavirus, kishte ftuar një modele në shtëpinë e tij pasi ishte njohur në rrjete sociale. Por, sipas asaj që raportojnë dëshmitarët, vajza ka ndjerë shqetësime gjatë natës dhe për këtë ka pasur edhe një zënkë mes saj dhe futbollistit të Chelsea.

Në banesën e 19-vjeçarit mbërritën menjëherë policia dhe një ambulancë e cila i erdhi në ndihmë modeles.

Hudson-Odoi u shoqërua nga forcat policore dhe mbi të rëndon akuza e thyerjes së karantinës si dhe përhapje e qëllimshme e infeksionit.