Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Duma: Do të mbështesim dhe respektojmë vendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 19:46 | Politikë
Duma: Do të mbështesim dhe respektojmë vendimet e Aleancës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi për A2 se qëndrimi i PD-së është mbështetja dhe respektimi i vendimeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbi protestat e ardhshme.

“Qëndrimi ynë në parim është që do të mbështesim dhe do të respektojmë vendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta. Kauza e protestës ka një element të rëndësishëm që, fatkeqësisht, duket sikur nuk e vëmë re: harresën. Shumë gjëra duket sikur harrohen pa shkak ose duke u kapërcyer nga shkaqe të tjera si varfëria apo politika. Por, ajo që ka ndodhur me Teatrin është një krizë që ka të bëjë me humbjen e luftës për ruajtjen e identitetit tonë. E kemi thelluar shumë varfërinë ekonomike, por varfëria shpirtërore është ajo që e shkatërron shoqërinë dhe e lë gjithmonë atë në varfëri ekonomike”, tha Duma.

“Ne harrojmë shpejt dhe harrimi i shpejtë është i dëmshëm. Po të ishin edhe shqiptarë që sot kanë lënë vendin, do të ishin shumë më tepër në shesh. Nuk mund të ikë kjo çështje kaq thjeshtë, ashtu si të tjera që kanë kaluar thjesht”, shtoi ish-deputetja demokrate.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Duma tha: “Nëse do të ulemi në një tryezë, duhet minimalisht siguria ligjore. Ne kemi pasur sot, dje dhe pardje provën që nuk ka siguri ligjore. Nuk mundemi të shkojmë në një tryezë sot, ku minimalja është kontrata mes palëve. Përndryshe, djalli fshihet në detajet e ligjeve. Janë rritur zërat e ndërkombëtarëve që e kanë lavdëruar rolin e opozitës për çështjen e Teatrit. Ky është një nga ato momente për të cilat jemi krenarë, por nënqeshim me ironi sepse duhej bërë edhe shumë më përpara se të bëhej dëmi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë