Kampionati turk, stadiumet hapin dyert për tifozët në muajin korrik

TURQI STADIUMET ME TIFOZE.duplicate frame 27 1100x620

Turqia pritet të jetë vendi i parë që do të hapë dyert e stadiumeve të saj për tifozët.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga vetë Presidenti Nihat Ozdemir, prej muajit korrik, SuperLiga turke mund të zhvillojë takimet në praninë e publikut.

“Ka shtete në të cilat situata me pandeminë është shumë më keq sesa te ne dhe sërish do të rinisin futbollin. Prioriteti ynë është shëndeti. Objektivi kryesor është të nisin kampionatin më 12 qershor, pa spektatorë, por nëse gjërat do të shkojnë mirë, jemi gati t’i mirëpresim ata”, ishin fjalët e presidentit të Federatës Turke të Futbollit.