Kopeja e qenve që mbron jetën e egër në Afrikën e Jugut

Një kope qensh të trajnuar për të mbrojtur jetën e egër në Afrikën e Jugut, raportohet të kenë shpëtuar deri tani 45 rinocerontë nga gjahtarët e jashtëligjshëm.

Qentë e racave të ndryshme janë përdorur për të mbrojtur speciet e rrezikuara për të qenë objektiv i gjuetie. Ata janë trajnuar që këlyshët edhe pas 18 muajsh kanë filluar “misionin” e tyre.

Fotot e mësipërme tregojnë qentë në aksion në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.