Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protesta për teatrin. Mbi dy orë para pedonales, rikthim të mërkurën

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 18:58 | Aktualitet
Protesta për teatrin. Mbi dy orë para pedonales, rikthim të

Artistët dhe qytetarët që kishin mbrojtur kauzën e Teatrit Kombëtar hapën siparin e protestave. E radhës do të jetë të mërkurën në 17:30 dhe jo vetëm në Tiranë.

“Duhet të bëjmë mosbindje civile kudo. Në çdo qytet të protestohet”, tha regjisori Edmond Budina.

Për rreth 2 orë, në një protestë të qetë, artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që prej së dielës nuk ekziston më, theksuan se beteja e tyre do të vazhdojë. Qoftë duke vënë para përgjegjësisë ligjore ata që urdhëruan e shembën godinën.

“SPAK-u të hetojë këtë ngjarje që ishte tentativë për vrasje e artistëve që ndodheshin brenda godinës”, u shpreh Robert Budina.

Policia kishte rrethuar perimetrin e institucioneve përreth zonës ku deri të dielën ndodhej teatri. Ndaj, protesta u mbajt në hyrje të pedonales, pranë Ministrisë së Brendshme. Efektivëve të policisë iu kujtua dhuna që ushtruan ndaj protestuesve një ditë më parë. 

Erion Veliajt, të cilit i kërkuan dorëheqjen, iu faturuan dhe shashkat që plasën disa herë mes turmës, nga persona që protestuesit pretendonin se ishin infiltruar.

Momente të shkurtra tensioni kishte dhe gjatë mbërritjes së kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha, kur disa prej protestuesve i kërkuan të largohej. Por, kjo kërkesë duket se nuk e stepi Bashën e opozitën, e cila ashtu si një ditë më parë konfirmoi agjendë të njëjtë protestash.

“PD-ja do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë