Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zyrtari gjerman: Ekstremistët synojnë të keqpërdorin protestat kundër masave ndaj COVID-19

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 19:39 | Bota
Zyrtari gjerman: Ekstremistët synojnë të keqpërdorin

Ekstremistët e së djathtës po përpiqen të përdorin protestat kundër masave të qeverive, të vendosura për të luftuar pandeminë koronavirus. Ky pohim vjen nga agjencia gjermane e inteligjencës.

Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Thomas Haldenwang, tha për gazetën “Welt am Sonntag” se ekstremistët e së djathtës po përpiqen t’u bashkëngjiten demonstratave të qytetarëve, që më pas të marrin drejtimin e tyre.

 “Ekziston rreziku që ekstremistët e së djathtës do të përdorin imazhet e tyre armiqësore dhe synimet për shkatërrimin e shtetit për të udhëhequr protestat për masat ndaj koronavirusit, që po zhvillohen aktualisht nga qytetarët në përputhje me kushtetutën”, tha ai.

Por Haldenwang shqetësohet nga një përsëritje e skenarit të krizës së refugjatëve, ku ekstremi i djathtë përdori situatën për përfitime politike.

Edhe zyrtarë të tjerë lokalë gjermanë mbështesin këtë qëndrim. “Ka shumë ujq të maskuar me lëkurë deleje që përpiqen të ndërhyjnë në shoqëri me slogane anti-demokratike”, u shpreh ministri i Brendshëm i Renanisë Veriore-Vestfalisë, Herbert Reul.

Përveç Gjermanisë, i njëjti shqetësim është parë edhe në vende të tjera Europiane. Protesta të shumta u mbajtën këtë fundjavë në shtete si Spanja, Zvicra dhe Britania e Madhe ku nuk munguan përplasjet apo arrestimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë