Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

500 mld euro për të prekurit nga pandemia, dakordësi mes Gjermanisë dhe Francës

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 09:04 | Bota
500 mld euro për të prekurit nga pandemia, dakordësi mes

Në një përpjekje për të shpëtuar Bashkimin Evropian, jo vetëm nga kriza ekonomike, por edhe përçarjet që ka nxitur pandemia e Covid-19, Franca dhe Gjermania u dakordësuan për një fond rimëkëmbje prej 500 miliardë eurosh, që do të shpërndahet në shtetet më të prekura nga kriza shëndetësore.

Pas bisedimeve të zhvilluara të hënën, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u pajtuan se fondet duhet të sigurohen si grante e jo kredi.

Kjo konsiderohet një kthesë e rëndësishme në qëndrimin e Merkel, e cila deri më tani e kishte refuzuar idenë e ndarjes së barrës se borxhit. Kreu i Elizesë e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për të ruajtur të bashkuara Eurozonën.

“Për herë të parë, ne propozojmë së bashku me Gjermaninë një fond prej 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonomitë e goditura më rëndë nga kriza shëndetësore. Besoj se ka transformim të thellë dhe prandaj Bashkimi Evropian dhe tregu i përbashkët duhet të qëndrojnë koherent”, u shpreh Emmanuel Macron, president i Francës.

Merkel tha se Komisioni Evropian do të grumbullojë paratë për fondin, përmes huave nga tregjet dhe do t’i shlyejë gradualisht nga buxheti i përgjithshëm. Grantet do të përdoren gjithashtu për të ndihmuar në investime për një të ardhme më të gjelbër të bllokut, siç thanë dy liderët. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se propozimi adresonte përmasat e sfidës ekonomike me të cilën përballej Evropa. Edhe presidentja e Bankës Qendrore Evropian Christine Lagarde e mirëpriti planin.

Megjithatë, për miratimin e tij do të duhet drita jeshile e shteteve të tjera, e deri më tani Austria ka qenë kundër lëvrimit të granteve. Italia dhe Spanja u kanë kërkuar vazhdimisht partnerëve evropianë, veçanërisht vendeve më të pasura të tregojnë më shumë solidaritet duke ndarë kostot financiare të masave të izolimit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë