Ambasada amerikane zbardh takimin e Yuri Kim me Edi Ramën

Yuri Kim Kryeministri 19 maj 2020 2 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar me kryeministrin Edi Rama këtë të martë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada zbardhi edhe detaje nga takimi.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”.