Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bojkoti i reformës zgjedhore, Basha: Nuk jemi fasadë

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 10:54 | Politikë
Bojkoti i reformës zgjedhore, Basha: Nuk jemi fasadë

“Në vend që të ecej në drejtim të plotësimit të 15 kushteve, që janë hapat për të dalë nga kriza, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet. Veprimet e javës së fundit, po e largojnë më shumë Shqipërinë nga Evropa. Kam kërkuar nga ambasadorët ndihmën e vendeve evropiane që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, që Shqipëria të mund të ketë mbështetjen politike dhe financiare, që e ka sot më shumë se kurrë të nevojshme. Çështja e dytë ka qenë ajo e ekonomisë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve gjendjen në kushte ekstreme”.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi që pati paraditen e sotme me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Sa i përket bojkotit të reformës, Basha theksoi se opozita nuk mund të jetë fasadë. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat tona edhe në raport me artistët. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre dhe t’i japim fund kësaj krize të krijuar nga një kryeministër që edhe në kohën e pandemisë e ka mendjen të vjedhë. Ne nuk mund të jemi fasadë e reformës zgjedhore. Veprat e kësaj qeverie kanë treguar se nuk ka asnjë vullnet për reformën zgjedhore. Kurrë më shumë se sa sot topi nuk ka qenë në derën e PS. Ajo është përgjegjëse për krijimin e një klime penguese për reformën zgjedhore. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje dhe rastin më të parë për t’iu drejtuar kutive të votimit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli