Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hipotezat e Champions/ Çerekfinalet me një takim, më pas “Final Four”

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 23:03 | Futboll
Hipotezat e Champions/ Çerekfinalet me një takim, më pas

UEFA i rikthehet edhe një herë Champions League për mënyrën se si do të përfundojë sezonin. Drejtuesit e organizatës europiane të futbollit janë të mendimit se 4 ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e 1/8-ve do të luhen rregullisht. Ndërsa më pas fillon dhe merr formë formula e re.

UEFA po mendon seriozisht që takimet e vlefshme për raundin çerekfinal të luhen me një takim. Më pas, një “Final Four” në Stamboll, me dy gjysmëfinale me një takim të vetëm dhe finale në harkun kohor të 4 ditëve. Në total pritet të jenë 11 dhe jo 17 ndeshje dhe të gjitha pa dyshim pa tifozë.

Ideja është që takimet çerekfinale të luhen në fushën e skuadrës me koeficientin më të mirë të UEFA-s.

Ndërkohë, afati i datës 25 maj për të paraqitur planet e rifillimit në UEFA nuk është më i detyrueshëm. Federatat do të duhet të komunikojnë nëse dhe me çfarë formati do të përfundojë sezoni para Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 17 qershor, fillimisht i planifikuar më 27 maj. Planet e detajuara të vendeve si Italia nuk kanë qenë plotësisht të disponueshme për shkak të një sërë kufizimesh të jashtme.

Një tjetër shkak është bërë vonesa e disa qyteteve për të konfirmuar gatishmërinë për të pritur finalet e Evropianit, të cilët u shtynë me një vit. Më saktësisht janë Mynihu, Kopenhageni dhe Amsterdami, të impenjuara me disa aktivitete të tjera.

Gjithsesi, shpresa e madhe mbetet kompletimi i Champions edhe Europa League pa ndryshuar formulën. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu