Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Iu arratis amerikanëve pak ditë më parë, gjendet i vrarë anëtari i Kartelit të Sinaloas

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 16:23 | Bota
Iu arratis amerikanëve pak ditë më parë, gjendet i

Një pjesëtar i Kartelit të Sinaloas, një prej njerëzve më të besuar të El Chapo Guzman, u gjet i vrarë të shtunën në mëngjes në Meksikë, vetëm pak ditë pasi ai ishte arratisur nga Shtetet e Bashkuara, ku ishte nxjerrë nga burgu dhe vendosur në arrest shtëpie.

Trupi i pajetë i José Rodrigo, i njohur si “El Chino Antrax”, u gjet në një kamion, bashkë me dy persona të tjerë, gjithashtu të vrarë. Trupat u dërguan në zyrat e mjekësisë ligjore në Kuliakan, nën mbikëqyrje të fortë të policisë federale meksikane.

https://a2news.com/2020/05/14/arratiset-nje-nga-njerezit-me-besnike-te-el-chapo-guzman/

CNN në spanjisht raporton se për identifikimin e trupit të El Chino-s u përfshinë zyrtarë meksikanë në bashkëpunim me diplomacinë amerikane.

El Chino ishte në arrest shtëpie në San Diego të Kalifornisë deri 5 ditë më parë, kur iu arratis policisë amerikane. Ai akuzohej për konspiracion për të trafikuar kokainë dhe marijuanë, si dhe se ka punuar si truprojë e bosëve të Kartelit të Sinaloas, në kohën kur drejtohej nga El Chapo, si pjesë e një grupi paraushtarak “Antrax”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani