Juventus, Cristiano Ronaldo kthehet në Torino pas 2 muajsh

cristiano juve 600x338

Te Juventusi ishte dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të klubit, pasi përfundoi periudhën e detyruar të karantinës prej 14 ditësh, prej rikthimit në Itali.

Sulmuesi u prezantua në orët e para të mëngjesit në qendrën stërvitore, për të nisur punën së bashku me shokët e ekipit, pas dy muajve.

Cristiano Ronaldo ishte larguar nga Italia më 8 mars, menjëherë pas triumfit ndaj Interit.