Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Klasiket që nuk njohin moshë, pasioni për makinat e vjetra në rrugët e Tiranës

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 16:48 | Aktualitet

Ato janë të shndritshme, të bukura dhe klasike. Cadillac Eldorado apo Ford Mustang ka qenë dhe mbetet një teknologji, dizajn dhe krijimtari e jashtëzakonshme. Shëtisin ende plot hijeshi si dikur, e të lakmuara sërish njëlloj. Por, në një kohë pandemie, kur rrugët e një qyteti janë bosh, kjo paradë bëhet edhe më joshëse.

Kryeqyteti shqiptar ato kohë, në vitet ’40 apo ’60 nuk numëronte shumë automjete. Kjo paradë na kthen pas në një kohë që Tirana nuk mundi ta shijojë kurrë. Mendojeni Tiranën si Nju Jorku i atyre viteve, me kulla dhe ndërtesa të larta, me një Pontiac Catalina që shëtit në rrugët kryesore të qytetit, por të xhiruar jo më në bardhezi.

Ose mendojeni si Italinë e luksit, e xhirimit të filmave që shëtisnin në të gjithë botën, si vajzat me fustanet plot ngjyra në Vespat pranverore. E tillë është shndërruar Tirana një nga këto fundjava ku shumëkush në botë ndodhet brenda shtëpisë.

Shpëtim Ahmetaj dhe të gjithë miqtë e tij koleksionues dhe dashamirës të çiklomotorëve mbushur me histori këtë kohë kishin planifikuar disa udhëtime. Dielli dhe koha e mirë nuk i ka ndalur, por shpresojnë që me vespat të udhëtojnë edhe drejt viseve më të largëta. Shpëtimi prapë sinkron në këtë sheshpushim zhurma e motorëve të vjetër, të modifikuar, apo muzika Jazz që del prej kabinave të makinave është një tjetër joshje. Ata të paktë dashamirës e të ftuar të kësaj parade nuk kursejnë pozat përballë këtyre automjeteve, por makina është sërish ajo që shkëlqen më shumë.

https://youtu.be/v9q49E--kZI

Një nga ato më krenaret qëndron një makinë tip gaz, e cila është gati të niset. I dashuri dhe adhuruesi më i madh i kësaj makine, Përparim Kola, si një nga koleksionuesit që takojmë, na fton ta zbulojmë më në detaje dashurinë e tij të zemrës. Si koleksionist, kostoja për të mbajtur këtë makinë, për t’i dhënë asaj jetë, është po aq e madhe sa edhe admirimi që ka Kola për të. Ndonjëherë, miq e familjarë nuk e kuptojnë këtë përpjekje, por ai është i lumtur dhe këtë e reflekton në ditë si këto.

Por si Përparimi ka edhe shumë të tjerë koleksionistë, që ndajnë në një grup si Retro Albania të njëjtin pasion për makinat klasike, ato të vjetrat apo ato që kanë një interes historik. Sipas tyre kjo është një dashuri njëlloj si shumë të tjerë gëzojnë për një vepër arti, apo për një krijimtari që vitet nuk ia zbehin shkëlqimin. Fjali dhe sinkrone koleksionuesish kësisoj, këto vepra arti tanimë nuk janë një trashëgimi pa status, pikërisht falë këtyre personave që kujdesen për to dhe udhëtojnë në kohë përmes tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani