Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në Shqipëri, dita me numrin më të ulët të të prekurve nga fillimi i pandemisë

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 11:15 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, dita me numrin më të ulët

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur vetëm një rast të ri me koronavirus në Shqipëri, i cili ka qenë në Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 15 persona, duke bërë që 78% e të prekurve të kenë fituar tashmë luftën me Covid-19. 

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienës personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19. Të shëruar janë 15 qytetarë.

Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.

Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)

Testime totale                         12899

Raste pozitive                          949

Raste të shëruara                     742

Raste Aktive                            176

Humbje jete                             31

(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           68

Krujë            35

Durrës           31

Shkodër        14

Kamëz          10

Berat              10

Fier                 4

Elbasan           2  

Mirditë           1

Korçë             1

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani