Rihapja pas pandemisë, 5 këshilla nga mjeku Tritan Kalo

18 mars tritan kalo frame 1324 1100x620

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, në një komunikim me A2, ka dhënë pesë këshilla për shqiptarët në këtë periudhë të rihapjes graduale të vendit, pas izolimit për shkak të pandemisë koronavirus.

“Së pari, se nuk duhet të përmbysin punën e tyre të mirë me durimin dhe vetëkujdesjen e treguar shembullorisht gjatë këtyre javëve të fundit.

Së dyti, të mos dëgjojnë përrallat e politikanëve për një sëmundje imagjinare, por që ajo ekziston nëse realisht dhe ende shqetëson botën mbarë.

Së treti, me sëmundjet merren mjekët dhe personeli shëndetësor dhe jo politikanët që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për pasuri, sepse ne si popull na kanë shqyer me kohë çdo rreckë të trupit dhe çdo trashëgimi pasurore apo pronësore.

Së katërti, se ne “mantelbardhët” jemi në krah të tyre për t’u kujdesur me përkushtim në çdo çast.

Së pesti, që të fillojnë dhe mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikbërësve super të pasuruar, të cilët për bizneset e pasurimit të tyre e gjejnë në çdo kohë gjuhën e përbashkët.

Sot nuk ka më të majtë apo të djathtë, por vetëm e vetëm Atdhetarë dhe Zuzarë”, thotë mjeku Kalo.