Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shembja e Teatrit, konservatorët europianë: Aktet e qeverisë në shkelje të vlerave europiane

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 10:12 | Aktualitet
Shembja e Teatrit, konservatorët europianë: Aktet e qeverisë

Grupi Konservator Reformist Parlamentit Europian, anëtarë i të cilit është Partia Republikane Shqiptare, shpreh shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe specifikisht për aktin e paprecedentë të qeverisë shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar, një monument historik dhe të trashëgimisë kulturore.

Grupi Konservator Reformist shprehet se pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politika dhe ekspertët, të cilët protestonin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, qeveria Rama e shembi godinën në orën 04:30 të mëngjesit nën prezencë të madhe të forcave të policisë, të cilët u përplasën me policinë.

Konservatorët në PE dënojnë shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut nga qeveria Rama, duke i konsideruar aktet e saj në mospërputhje me vlerat europiane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani