Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vaksina kundër Covid-19, kompania amerikane: testet e para, premtuese

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 12:50 | Bota
Vaksina kundër Covid-19, kompania amerikane: testet e para, premtuese

Ndërsa e gjithë bota është vënë në lëvizje për krijimin e një vaksine të sigurt dhe efikase kundër Covid-19, kompania amerikane “Moderna” thotë se testet e para te njerëzit kanë rezultuar premtuese.

“Janë lajme shumë të mira për ne dhe për këdo që e ka pritur këtë ditë”, deklaroi doktor Tal Zaks nga kompania “Moderna”.

Kompania bioteknologjike, në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, ka matur antitrupat te 8 persona të vaksinuar. Të gjithë ata kishin krijuar antitrupa neutralizues. 

“Antitrupat ishin në gjendje të bllokonin aftësinë e virusit për të infektuar qelizat. Po shohim një reagim imunitar në nivelin e personave që kanë qenë të prekur nga virusi”, u shpreh Tal Zaks.

Kjo është inkurajuese, por ende nuk dimë nëse personat e infektuar nga virusi, do të jenë imunë ndaj tij në të ardhmen. Kështu, nuk është ende e qartë nëse vaksinimi do të sigurojë imunitet të plotë. Deri më tani, “Moderna” ka vaksinuar mes 60 dhe 100 pjesëmarrësve.

Duke filluar nga muaji korrik, kompania planifikon të nisë testime në shkallë më të gjerë që normalisht përfshijnë dhjetëra mijëra njerëz. Nëse studimet do të rezultojnë të suksesshme, shpresohet që një vaksinë do të jetë në treg mes janarit dhe qershorit të vitit të ardhshëm.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një vaksine për ata që kanë më shumë nevojë” shtoi Tal Zaks.

Por ndërsa shkencëtarët punojnë frenetikisht, ekspertët shëndetësore tregohen të përmbajtur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë