Vetëvendosja në Tiranë, manifestim për të arrestuarit e protestës për Teatrin Kombëtar

policia teatri 1100x620

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë nesër në mëngjes në orën 9 një manifestim për të solidarizuar me personat e arrestuar gjatë protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.  

Sipas organizatorëve, personat janë arrestuar padrejtësisht “për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, dhe kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore”.

Manifestimi do të kryhet në Tiranë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, pranë ish-stacionit të trenit.

Ndër të arrestuarit figuron edhe një prej liderëve të lëvizjes në Shqipëri, Boiken Abazi.