Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Europa humbet ecurinë pozitive të ditëve të fundit, situata me pandeminë në botë

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 11:01 | Bota
Europa humbet ecurinë pozitive të ditëve të fundit, situata

Janë mbi 4.8 milionë rastet e konfirmuara me Covid-19 në të gjithë botën, ndërsa viktimat i tejkalojnë 320 mijë. Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën e vendeve të prekura me mbi 90 mijë vdekje e 1.5 milionë të infektuar.

Brazili është bërë vendi i tretë, për nga numri i rasteve, pasi regjistroi një total prej 250 mijë personash të prekur. Vetëm SHBA dhe Rusia numërojnë më shumë të infektuar.

Sipas ekspertëve mungesa e testimeve nënkupton se shifra reale në Brazil mund të jetë 15 herë më e lartë. Koreja e Jugut, ku u rikthye alarmi pas krijimit të një vatre të re në një zonë me klube nate në Seul, raporton rënie të rasteve të reja dhe konfirmon rihapjen e shkollave ditën e mërkurë.

Sa i përket Europës, situata ka ndryshuar paksa krahasuar me ditët e kaluar. Italia dhe Spanja shënuan rritje të lehtë të numrit të viktimave, përkatësisht 162 dhe 83 humbje të jetëve njerëzore në 24 orë.

Qeveria e Madridit shfuqizoi urdhrin që ndalonte fluturimet, apo anijet me pasagjerë nga Italia. 

Megjithatë të gjithë italianët e shtetasit e tjerë të huaj që do të mbërrijnë në vend, do t’i nënshtrohen karantinimit 14-ditor. Trendi pozitiv vijon edhe në Belgjikë, me numrin e vdekjeve të reja që zbriti në 29 ditën e martë.

Ndërkohë, Britania e Madhe, shënoi rritjen më të ndjeshme të vdekjeve ditore me 545 jetë të humbura. Problem i rëndë mbetet dhe ekonomia, me numrin e të papunëve që është rritur me 69 përqind sipas të dhënave zyrtare. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani