Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Infermierja e “çmendur” në një spital Covid në Rusi

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 10:14 | Bota
Infermierja e “çmendur” në një spital Covid në

Drejtuesit e një spitali për pacientët me koronavirus në Rusi morën masë disiplinore ndaj një infermiereje e cila u shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, poshtë së cilës kishte veshur vetëm të brendshme.

Fotot e saj u bënë virale pasi një prej pacientëve që ishte i shtruar në spitalin e Tulës i shpërndau ato në rrjetet sociale. Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

Infermierja 20-vjeçare u justifikua përpara drejtuesve të saj se ajo ishte shumë seksi për të mbajtur uniformën dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente.

A2 CNN Livestream

Dita jonë