Komplikohet transferimi, Barcelona insiston për Pjanic, në sulm edhe PSG

pjanic 1100x620

Miralem Pjaniç-Barcelona është operacioni më në qendër të vëmendjes, në merkaton verore që në pjesën më të madhe të vendeve, këtë vit nuk do të hapet në qershor, por prej datës 1 korrik.

 Mesfushori i Juventusit kërkohet me ngulm nga katalansasit që duan të rrisin cilësitë në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Traktativat me bardhezinjtë për momentin kanë ngecur pasi, italianët kërkojnë brazilianin Artur Melo i cili nuk dëshiron të largohet nga Barcelona ndërsa përfshirja vetëm e mbrojtësit Semedo në shkëmbim, nuk mjafton për bardhezinjtë.

Orët e fundit, raportime vijnë edhe nga Franca, me PSG që ka gati një ofertë për boshnjakun të transferohet në Paris.