Kontrollet për kanabis, edhe 80-vjeçari kultivon bimë narkotike

Kanabis 1100x620

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në territor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit më të fundit të zhvilluar në zonën e Krujës u goditën dy raste kultivimi bimësh narkotike dhe u arrestua një person, si dhe u procedua penalisht një i moshuar.

Në rastin e parë, në Larushk të Fushë Krujës, policia arrestoi 28-vjeçarin B.C. të cilit iu gjetën në banesë fara kanabisi, kubikë dhe disa fidanë të mbjellë.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit  I. C., 80 vjeç, banues në Larushk,  fidanë e kubikë të kultivuar me kanabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I.C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.