Koronavirusi në Spanjë, edhe fëmijët të detyruar të mbajnë maskë

Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme në Spanjë, si në ambiente të brendshme, ashtu edhe të jashtme, nëse distancimi social nuk do të jetë i mundur. Vetëm fëmijët nën moshën 6-vjeçare dhe personat me probleme shëndetësore të tilla si astma, do të përjashtohen nga ligji që hyn në fuqi të enjten.

Shumë qeveri europiane po kërkojnë mbajtjen e maskave në transportin publik, por Spanja shkon më tej. Një prej vendeve më të prekura nga pandemia e Covid-19, me gati 28 000 jetë të humbura, ajo po tregohet tejet e kujdesshme në lehtësimin e masave të kufizimit. 

Sipas dekretit, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në rrugë, në ambiente të hapura dhe çdo vend të mbyllur publik nëse nuk do të jetë e mundur të ruhet distanca prej 2 metrash. Edhe pse fëmijët nën moshën 6-vjeçare nuk detyrohen të zbatojnë masën, ata mes moshës 3 dhe 5-vjeçare rekomandohet ta mbajnë maskën.  

Sipas “El Pais”, kjo nënkupton se 45 milionë njerëz do të mbajnë maskë dhe 1,3 milionë të tjerëve u sugjerohet ta bëjnë. Spanja ndërmori disa prej masava më të forta në kontinent në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke detyruar fëmijët të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për 6 javë.

Kryeministri Pedro Sanchez kerkon zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 2 javë të tjera.