Lumi tejkalon digat dhe kërcënon të fundosë qytetin nën tre metra ujë

Banorët e Midland në Miçigan do të donin të ishte skenari i një filmi, por po përjetojnë një makth real, pasi lumi që zakonisht kalon qetësisht qytezën me 40 mijë banorë u shndërrua nga shirat e shumta në një armik edhe më i rrezikshëm se COVID-19.

Sipas guvernatorit të Miçiganit, Gretchen Whitmer, qendra e qytetit mund të fundoset deri në 3 metra nga masa e ujit në pjesën qendrore të saj, ndërkohë që niveli i lumit mund të arrijë lartësinë rekord të 11 metrave.  

Duke parashikuar shirat e bollshme që priten edhe në ditën në vijim, situata nuk duket sikur mund të përmirësohet. Rreth 10 mijë persona dhe 3500 banesa janë evakuuar deri më tani, me vështirësi të shtuara edhe për shkak të masave për koronavirusin.