Malaga në krizë, klubi i Sadikut nis shkurtimet, largohen 50 punonjës

SADIKU KONTRATA MALAGA frame 0 1100x620

Skuadra e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, Malaga, po kalon vështirësi të jashtëzakonshme financiare, për më tepër prej krizës së koronavirusit.

Në një komunikim për mediat, klubi spanjoll bëri me dije se ka përgatitur një paketë masash për të shmangur një kolaps të mundshëm që mund të çojë në falimentim.

Malaga, e cila ndodhet në Ligën e dytë spanjolle, do të shkurtojë stafin dhe për këtë ka vendosur largimin e 50 punonjësve nga klubi.

“Kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur ngjyrat”,- i drejtohet klubi tifozëve, duke kërkuar nga ata mirëkuptim për procesin e kompensimit të biletave, për ndeshjet e mbetura pa tifozë.