Meta: Kush nuk dënon dhunën është bashkëfajtor dhe nxitës i saj

WhatsApp Image 2020 05 17 at 10.52.32 1100x620

Kur duhen edhe pak orë nga nisja e protestës së dytë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë sërish pjesë edhe opozita, presidenti Ilir Meta ka publikuar një video me pamje nga përleshjet e së dielës, mes aktivistëve dhe efektivëve të policisë së shtetit, në orët që pasuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!Kurajë qytetare dhe solidaritet!Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! 🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 20. Mai 2020