Ministria e Shëndetësisë publikon përgjigjet për testet serologjike

vaksina 1100x620

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave të situatës nga Covid-19 për 24 orët e fundit, ka publikuar edhe të dhënat në lidhje me testet serologjike të kryera deri tani.

Është bërë e ditur se deri tani janë kryer 1066 testime serologjike në personel mjekësor, nga të cilat ka rezultuar një pozitivitet i përgjithshëm rreth 8%.

Testimet serologjike kanë nisur të kryhen fillimisht vetëm në personelin mjekësore, ndërsa më pas, do të vijojnë edhe me punonjësit e policisë.