Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Peticion për rindërtimin e teatrit, siç ishte dhe ku ishte

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 17:31 | Aktualitet

Disa minuta përpara nisjes së protestës së sotme për Teatrin Kombëtar, qytetarët kanë firmosur një peticion për rindërtimin e teatrit siç ishte më parë dhe aty ku ishte.

Kjo do të jetë protesta e dytë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë sërish pjesë edhe opozita.

Presidenti Ilir Meta publikoi një video me pamje nga përleshjet e së dielës, mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, në orët që pasuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani