A po mendohet një operacion për të rikthyer fëmijët shqiptarë nga Siria? Lleshaj zbulon planin në A2

lleshaj siria 1100x620

I ftuar në “Ditari” në A2, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u pyet nëse është në plan një operacion për rikthimin e fëmijëve shqiptarë që kanë ngelur në kampet siriane.

“Unë shkova në Siri për khimin e Alvin Berishës edhe për të krijuar kanalet për të kthyer të gjithë ata fëmijë që po jetojnë tmerr atje për faj të prindërve të tyre. Jemi në këtë proces. Fatkeqësisht, ndryshimi dramatik i situatës për shkak të virusit bëri që planet të ngrijnë. Por, nuk kanë vdekur këto plane. Në rastin më të parë të hapjes së mundësive për të vepruar, do të veprojmë. Puna ka vazhduar për të kopsitur detajet e pafundme që janë të lidhura me këtë plan, për të shpëtuar këta fëmijë që janë viktima të papërgjegjshmërisë së prindërve të tyre”, tha Lleshaj.

“Policia është në dijeni të personave që gjenden në kampe. U bëj thirrje të afërmve që të mos ndërmarrin sipërmarrje individuale, pasi shanset për sukses janë zero. Na lini dhe na besoni neve që të bëjmë më të mirën dhe ta realizojmë operacionin e riatdhesimit të këtyre personave”, shtoi Lleshaj.