Betohen anëtarët e SPAK, Meta: Të punojnë pa ndikime të brendshme dhe të huaja

spak2 1100x620

Tre anëtarë të rinj të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe  Dritan Prençi u betuan para Presidentit të Republikës. 

Presidenti Meta i kërkoi prokurorëve të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se drejtësia shqiptare duhet të punojë pa ndikime të brendshme apo të huaja, duke i qëndruar përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.