Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Film aksion” në Los Anxhelos, ndjekja për pak përfundon në tragjedi

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 18:55 | Kapur në kamera
“Film aksion” në Los Anxhelos, ndjekja për pak

Me makinë të vjedhur, duke i ikur me shpejtësi policisë në autostradë dhe në mes të qytetit. Nuk është skenë nga një film aksion, por një pamje nga rrugët e Los Anxhelosit kapur në kamera me helikopter.

Policia bëri të ditur se i dyshuari po ecte me më shumë se 210 km/h të martën. Pasi doli nga autostrada u fut në rrugë qyteti, ku për një moment shmangu tragjedinë, pasi ishte duke përplasur një grua që po shtynte karrocën me fëmijën e saj brenda.

Ndjekja përfundoi pasi personi doli nga makina ndërsa ishte ende në lëvizje dhe në përpjekje për t’u futur në oborrin e një shtëpie, u arrestua nga efektivët e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë