Frikë te Chelsea, shenja infektimi, N’golo Kante le grumbullimin

KANTE FRIKA COVID19 frame 157 1100x620

Ndërsa Premier Liga angleze ka rinisur stërvitje me grupime jo më shumë se 5 apo 6 lojtarë, nga ekipi i Chelsea vijnë lajme jo të mira lidhur me koronavirusin.

Mesfushori Ngolo Kante, i është frikësuar një infektimi të mundshëm dhe i ka kërkuar klubit londinez të mos stërvitet në qendrën sportive.

Futbollisti francez iu nënshtrua testimit të martën, përpara rikthimit në stërvitje edhe rezultoi negativ, por disa shqetësime së fundmi, e kanë trembur 29-vjeçarin, i cili është kthyer në shtëpi me miratimin e klubit.

Mbrojtësi i Watford ndërkohë, Adrian Mariapa, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është veçuar nga skuadra.