I kërkoi 130 euro borxh se do i lindte gruaja, shqiptari vret shqiptarin në Greqi

greqi policia 600x338

Hetuesit grekë kanë përcaktuar shkakun e vrasjes së një 65-vjeçari shqiptar, 10 ditë pas krimit. Vetë autori i vrasjes, një shqiptar 34-vjeçar, është shprehur se më 10 maj kishte shkuar në shtëpinë e fqinjit të tij, në Artemis të Greqisë, dhe i kërkoi 130 euro, pasi gruaja e tij po lindte.

Por, aty hasi në kundërshtimin e viktimës dhe ngjarjet precipituan në përplasje me dhunë.

Autori e goditi 65-vjeçarin në fytyrë dhe kur ai u rrëzua, u godit rëndë në kokë, çka rezultoi fatale.

Siç u bë e ditur, autori i krimit u bë baba ditën kur policia e arrestoi si autorin e vrasjes.