Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kryemadhi: Rrënojat e Teatrit janë rrënojat e sistemit të drejtësisë, janë rrënojat e shtetit

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 15:34 | Politikë
Kryemadhi: Rrënojat e Teatrit janë rrënojat e sistemit të

“Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, por janë rrënojat e sistemit të drejtësisë, janë rrënojat e shtetit, janë rrënoja të institucioneve shumë më të mëdha se rrënojat e Teatrit. Janë këto rrënoja që ai shkatërroi vite dhe ditë, janë rrënoja që me duart e tij, me bandat e tij kriminale rrënoi një shtet të tërë”.

Kështu është shprehur ditën e sotme në një deklaratë për mediat kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Ky zotëri që flet për maketet e tij fëminore, ku kërkon të shlyejë deficensat e tij të fëmijërisë nuk mund të shlyejë dot dëmin që i ka bërë Shqipërisë dhe brezave të ardhshëm. Ky zotëri që flet për teatrot e tij të rinj në projekt ide me vlera 30 milionë euro, do të bënte mirë që të mendonte që këto 30 milionë euro t’ua jepte qytetarëve të tij që sot nuk kanë bukë të hanë”, ka thënë Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI është shprehur se “Rama është një njeri që gjithë jetën e tij ka kopjuar”.

“Ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që gjithë jetën ka kopjuar dhe meqenëse kishte merak Volterin, po i kujtoj dy gjëra: “Është e vështirë të çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata adhurojnë!“

Normale që unë nuk e çliroj dot Edi Ramën nga zinxhirët e krimit të organizuar. Normale që unë nuk e çliroj dot Edi Ramën nga varësia që ka ndaj vijave të bardha. Prandaj Edi, ik! Shpëto veten dhe shpirtin tënd! Prapë Volteri, prandaj i pëlqen aq shumë ta cilësojë Ramës, ia ka thënë shumë bukur: „Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë! “E pra Edi Rama, unë i di se ku janë gjërat. Unë e di që ti je peng, unë e di që ti e ke shitur Shqipërinë për hallin tënd. Halli yt nuk është halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve është buka e gojës, është edukimi i fëmijëve, është të qenurit shqiptar, dinjitozë, me dinjitet dhe me integritet në Shqipëri në vendin tonë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani