Margariti: Teatër i denjë për artistë, jo për aktorë

Duke marrë këto përmasa, duke u bërë diskutim në Parlament, teatri është bërë politikë dhe këtë lidhje të kulturës me politikën, vetë ministrja Margariti e konsideron të turpshme.

E megjithatë, në detyrën e saj politike, nga foltorja e Parlamentit, ajo bëri një panoramë të gjendjes aktuale, duke e rikthyer debatin për teatrin 20 vite më parë: “Është dialog i gjatë, i kërkuar nga artistët dhe askush nuk e mohon dot se janë zhvilluar shumë takime me artistët. Artistët që gjenin përgjigje nga dialogu janë zëvendësuar nga persona të cilët janë thjesht politikanë”.

Margariti nuk harroi të përmendte ata artistë që kërkonin kushte më të mira në teatër. Ministrja e Kulturës nuk kurseu as akuzat për disa pjesëtarë të Aleancës: “Janë po ata që në vitin 2007 vendosën që të mos ishte monument kulture”.

Ministrja theksoi se arkitektët po kërkojnë dokumente nëpër arkiva për të lidhur emrin e familjarëve të saj me ndërhyrjet në teatër, por kjo nuk do ta pengojë qeverinë të ndërtojë një teatër modern dhe të denjë për artistët.