Protesta për Teatrin, Basha: Në krah të qytetarëve kundër padrejtësisë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga protesta e djeshme e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kryedemokrati Basha deklaroi se opozita do të qëndrojë gjithmonë në krah të artistëve dhe qytetarëve për t’i dhënë fund sa më parë padrejtësive.

“Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama. Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës”, shkruan Basha.