Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protestë pa protestues në Durrës, sindikata e shëndetësisë kërkon shpërblimet

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 13:57 | Aktualitet
Protestë pa protestues në Durrës, sindikata e

Për të dytën herë brenda pak kohësh, kryetari i sindikatës së Shëndetësisë, Zija Alhysa ka denoncuar para mediave faktin se punonjësit epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit në Durrës nuk kanë përfituar orët shtesë dhe shpërblimin e deklaruar nga Kryeministri si personat që përballen në vijën e parë me virusin e ri.

Edhe pse pa asnjë nga punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Durrësit, Alhysa parashtroi kërkesat në emër të tyre.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Drejtoreshës Rajonale të Shëndetit në Durrës, e cila ka pohuar të kundërtën e e drejtuesit të sindikatës.

Sipas vendimit të qeverisë, epidemiologët në rrethe kanë marrë shpërblimet për punën e kryer në bazë të ditëve që kanë shërbyer dhe jo 1 mijë euro në muaj siç është për mjekët e spitaleve Covid-19. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani