Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pushime në kohë COVID-19, rritet kërkesa për izolim në ishuj privat

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 21:57 | Lifestyle

Ndërsa në të gjithë botën, udhëtimet e qejfit kanë ndalur për shkak të pandemisë koronavirus, ka një rritje të dukshme të kërkesës për ishuj privat, duke e parë këtë si një mënyrë të sigurt për të bërë pushime.

Të privilegjuarit të cilët mund t’ia lejojnë vetes këtë izolim kaq ekstravagant, janë duke shqyrtuar mundësitë e tyre. Brokerat dhe ekspertët e turizmit thonë se që nga muaji mars, blerësit apo qiramarrësit potencial, kanë treguar interes në rritje për t’u arratisur nëpër parajsa ekskluzivisht për ta.

Chris Krolow, CEO i agjencisë imobiliare Ontario, që administron më tepër se 800 ishuj për t’i shitur apo dhënë me qira, thotë se ka çdo ditë rreth 150 kërkesa.

Klientët potencial janë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja dhe kryesisht janë të interesuar për ishuj në Karaibe apo në Amerikën Qendrore.

Gladden është një nga ishujt që kompania e Krolow ka në menaxhim, dhe sipas tij ka qenë gjithmonë mjaft i popullor dhe i kërkuar, por që pas shpërthimit të koronavirusit, ai është prenotuar thuajse për çdo ditë të mbetur të këtij viti.

Ishulli me sipërfaqe 1 hektar, i rrethuar nga ujërat oqeanik të një bluje fantastike, mund të akomodojë 4 persona, ka në dispozicion 4 punonjës që do kujdesen për miqtë dhe që jetojnë në një ishull aty pranë, po ashtu ka në dispozicion të pushuesve një barkë nëse duan të eksplorojnë zonat përqark.

Një natë në këtë ishull kushton 3,695$ nata për 2 persona. Krolow thotë se kërkesat më së shumti janë për marrjen me qira të këtyre ishujve, dhe më pak për t'i blerë, kjo për shkak të burokracive të pushtetit lokal që ka në administrim ishullin.

Gjithsesi çmimet variojnë mes 50 mijë dollarëve për një mini-ishull të pashkelur, deri në 150 milionë dollarë për sipërfaqe disa qindra hektarë dhe një mega vilë në të, thotë Krolow i cili na njofton se është në shitje edhe shtëpia e pushimeve e princeshës Diana.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani