Qëndrimi i Kurtit për Teatrin Kombëtar, Feraj: I vetmi politikan në mbrojtje të qytetarëve

Hysamedin Feraj, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është përfshirë në protestat ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, foli në Dita Jonë për këto zhvillime, duke u shprehur se mbështet mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

“Unë mendoj se qytetarët duhet të ishin ngritur masivisht në mbrojtje të Teatrit të demokracisë dhe madje edhe të fateve shqiptare në rajon. Duket se ka një lidhje mes kësaj që po ndodh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, madje edhe me shqiptarët që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Ai u pyet edhe për qëndrimin e Kurtit në lidhje me kritikat ndaj qeverisë në Tiranë mbi shembjen e Teatrit. “Albin Kurti është i vetmi njeri politik i mirëfilltë dhe prandaj do të ndodhet në anën e qytetarëve. Në këtë përcaktim të kryeministrit është edhe mbështetja e qytetarëve përballë oligarkëve, ku koordinator i tyre është Edi Rama në Shqipëri. Nuk besoj se Rama nuk ka ndjeshmëri morale dhe është e pamundur të fyhet. Ai e di se mund ta luajë këtë rol dhe e luan”, u shpreh Feraj.