Reforma në Drejtësi, Soreca: Nuk është koha për të rihapur debate

ruci soreca frame 1726 1100x620

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka deklaruar se tani nuk është koha “për të rihapur debate, por të përforcohet efikasiteti i reformës dhe burimet në shërbim të saj”.

“Implementimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet vijimësia e tij. Nuk është koha për të rihapur debate, por të përforcohet efikasiteti i reformës dhe burimet në shërbim të saj. Për të sjellë një drejtësi të pavarur që e meritojnë qytetarët shqiptarë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian”, shkroi Soreca në Twitter.