Yuri Kim, sërish vizitë në Kryeministri

kim 1100x620

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sërish në Kryeministri për të takuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Kjo është vizita e tretë në 3 ditë e Yuri Kim në zyrën e Ramës.

Të martën, Kim u takua me kryeministrin dhe në një postim në rrjetet sociale, Ambasada zbardhi edhe detajet nga takimi: “Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakordësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së, Basha, së shpejti”.

Të mërkurën, Kim shkoi në Kryeministri së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, disa minuta përpara nisjes së protestës për Teatrin.