A do të krijojë presidenti parti të re? Meta: Duhet front për demokraci, diktatura ka trokitur

22 MAJ PRESIDENCA ORA 12 00 frame 53125 1100x620

Presidenti Ilir Meta mohoi zërat se ka një plan për të mbështetur një lëvizje qytetare e cila do të kthehet më pas në parti politike prej tij.

Ai tha se do të vazhdojë detyrën e tij në krye të shtetit deri kur t’i përfundojë mandati, por shtoi se vendi ka nevojë për një front demokratik, pasi diktatura ka trokitur.

“Ju e dini shumë mirë që presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri më 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti as të krijojë ndonjë parti dhe asgjë tjetër. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë.

Fronti për demokracinë fillon me përfundimin e reformës zgjedhore sa më shpejt, me zgjedhje të lira dhe të ndershme për çdo shqiptar dhe të gjithë janë të mirëpritur. Po që ka nevojë për një front për demokraci patjetër sepse diktatura ka trokitur. Të gjithë duhet të zgjohen dhe të mbrojnë të drejtat e tyre”, u shpreh Meta.