Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Brabus sjell “bishën” e blinduar të Mercedes

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 08:40 | Teknologji

Kompania gjermane e modifikimit të makinave Brabus ka prezantuar ditët e fundit krijimin e saj më të fundit një Mercedes-Benz G-Wagen, i gjithë i blinduar me çelik dhe rezistent ndaj shpërthimeve që mund të mbajë të sigurt njerëz që e ndiejnë veten të rrezikuar nga një sulm.

Çmimet janë të ndryshme në varësi të makinës dhe fillojnë nga 440 mijë paund deri në 645 mijë paund.

Një Mercedes i thjeshtë i këtij lloji nis me çmimin origjinal prej 90 mijë paundësh, por Brabus e ka transformuar totalisht atë, duke i inkoorporuar dhe të ashtuquajturën “Qelizë Mbrojtëse” e cila mund t’i bëjë ballë sulmeve me automatikë kallashnikov dhe shpërthimeve të granatave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu