Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Britania shton testet e antitrupave, certifikata imuniteti për t’i shpëtuar distancimit

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 15:26 | Bota
Britania shton testet e antitrupave, certifikata imuniteti për t’i

Certifikatë imuniteti për të gjithë ata që e kanë mundur koronavirusin. Kjo është zgjidhja që po mendojnë autoritetet në Britaninë e Madhe, e që do të mundësojë çlirimin nga rregullat e distancimit social të gjithë atyre që kanë krijuar antitrupat ndaj Covid-19.

Për të përmbushur qëllimin, qeveria ka urdhëruar 10 milionë teste të imunitetit, që do të mbërrijnë në duart e punonjësve të shëndetësisë nga java e ardhshme. Testet do të tregojnë se kush e ka kaluar sëmundjen, e ka dalë prej saj me nivele të caktuara imuniteti.

“Mund t’ju njoftoj sot se kemi nënshkruar kontratat për të siguruar 10 milionë teste imuniteti nga Roche dhe Abott. Nga java e ardhshme do të nisim testimin, duke filluar nga punonjësit e shëndetësisë, pacientët e banorët”, u shpreh Matt Hancock, sekretar për shëndetësinë.

Gjatë konferencës në “Downing Street”, sekretari për shëndetësinë theksoi se shkenca po punonte ende për të përcaktuar nëse personat e shëruar nga koronavirusi krijojnë imunitet dhe kohëzgjatjen e tij.

Megjithatë, ai konfirmoi se ministrat po mendojnë për një sistem që do të certifikonte personat që mund të kthehen pa problem në punë e që mund të ndërveprojnë pa u ruajtur me të tjerët. Një mundësi e tillë ka ngritur shqetësimet lidhur me ndikimin social, ndërsa ekspertë të vetë qeverisë britanike paralajmërojnë se ata që nuk do të rezultojnë imunë, do të ndihen të veçuar e disa mund të përpiqen të infektohen qëllimisht.

Ende nuk është e provuar se personat e shëruar nga Covid-19, krijojnë imunitet. Por kabineti i Londrës shpreson se nëse shkencëtarët do të jenë në gjendje ta konfirmojnë këtë, certifikatat do të jenë një zgjidhje e mirë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani